Derisa po bënin një lojë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Einxhel Shkira dyshohet të ketë thyer krahun.
Banorja e cila nisi aventurën e saj në Big Brother me 26 tetor, është larguar përkohësisht nga shtëpia, për t’iu nënshtruar një operacioni, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Reagimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale, derisa nuk kanë munguar edhe ato nga banorët që janë larguar.
Së fundmi ka qenë Dj PM ai i cili i ka uruar shërim të shpejtë moderatores nga Shqipëria.
“Qëndro e fortë motër”, ka shkruar Dj PM në llogarinë e tij në Instagram, derisa ka publikuar edhe një fotografi të Einxhelit.
Einxhel Shkira nuk dihet ende nëse do të jetë në gjendje të vazhdojë lojën e saj në Big Brother VIP./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.