×
  • Show Time
  • Show Time

    Reagon Gold AG: Vëllai me vëlla mes vete me u vra, ma marre për neve s’di a ka?

    Reporteri
    06 Shtator 2019 | 10:20

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në rrugën “Mati 1”, përkatësisht në rrugën “Muharrem Fejza”.


    Nga ky rast, dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

    Pas kësaj ngjarje tragjike, një reagim në rrjetet sociale e ka bërë edhe reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi i njohur si Gold AG.

    “Vllau me vlla mes vete mu vra, ma marre për neve se di a ka? Po lypim viza po lypim shtet e ata që i prishim jemi ne vet”, është mbishkrimi që ia ka vënë postimit.

    Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona lidhur me rastin, por nuk ka dhënë ende motivet që çuan deri te ngjarja tragjike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!