Reperi i njohur shqiptar, Gashi, është mjaft i ndjekur në rrjetin social Instagram nga një numër i konsideruar fansash.
Ai shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme apo aktivitetet muzikore.
Së fundmi reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosi që të publikojë një ‘selfie’ për fansat e tij.
Në mbishkrimin e saj, reperi emri i vërtetë i të cilit është Labinot Gashi, bëri shaka me mënyrën se si njerëzit mund ta njohin që me shikim të parë që ai është shqiptar.
“Ju mund të kuptoni se jam shqiptar nga sa e madhe është koka ime”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.
Me këtë ai ka shkaktuar reagime të shumta te fansat e tij, shumica prej të cilëve i kanë komentuar me të qeshura pëbri kësaj fotografie.
Reperi i njohur përndryshe vazhdon të punojë në projekte të reja muzikore për rrafshin ndërkombëtar të muzikës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.