×
  • Show Time
  • Show Time

    Reperi i njohur “martohet” me 23 vajza

    Reporteri
    18 Qershor 2022 | 18:03
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Drake nuk është gati që të qëndrojë me një grua. Reperi kanadez sapo ka publikuar projektin më të ri muzikor me titull, ”Falling Back”, por gjithë vëmendjen e mori klipi.

    Reperi, i cili publikoi albumin surprizë “Honestly, Nevemind”, martohet me 23 vajza në klip.

    Në klip, shfaqet dhe Tristan Thompson, i cili shihet në fillim të këngës duke thënë: “A je gati?” Ndërsa reperi thotë: “Jam mirë vëlla. Është një kohë e mirë për mua. Unë jam gati, jam i dashuruar”. Pjesa tjetër e videos dokumenton martesën e Drake me vajzat me fustan të bardhë.

    Ai i jep secilës nuse nga një unazë. Në klip shfaqet dhe e ëma e tij, Sandi Graham, e cila dëgjohet duke thënë: “Mendoj se ai me të vërtetë po i merr seriozisht këto”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!