×
  • Show Time
  • Show Time

    Reperi largohet nga VV’ja për shkak të prezencës së Kurtit në Paradën e Krenarisë, e shqyen kartën e anëtarësisë me gërshërë

    Reporteri
    12 Qershor 2023 | 9:03

    Prezenca e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Paradën e Krenarisë përgjatë së shtunës ka zemëruar disa nga përkrahësit e tij.

    I zemëruar është ndarë edhe reperi Luan Zeqiri, i njohur me nofkën “Mad Lion”.

    Ai ka prerë në gjysmë me gërshërë kartën e anëtarësisë në Lëvizjen Vetëvendosje. Pamjet i ka publikuar në llogarinë e rrjetit social të tij në ‘TikTok’, teksa ka përdorur fjalë ofenduese për komunitetin LGBTI.

    “Prej ditës që kanë dalë edhe i kanë përkrahë ata p*derat dhe l*zbejkat, unë nuk do të jem pjesë e kësaj partie”, ka thënë ai në videon ku incizohet duke prerë kartën e anëtarësisë.

    Anëtarësimi i “Mad Lion” më 2019-ën në Lëvizjen Vetëvendosje është parë si lëvizje e “bujshme” nga ky subjekt politik. VV-ja pati lëshuar njoftim për bashkimin e reperit me VV-në, teksa ndau foto me Kurtin dhe aktivistin Egzon Azemi.

    “Lëvizjes sot i’u bashkua edhe një anëtar i ri, Luan Zeqiri, i njohur me emrin artistik “Mad Lion”. Mirëseardhje i uruan kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe anëtari i Kryesisë së Qendrës së Prishtinës, Egzon Azemi”, thuhej në postimin e VV-së në Facebook.

    @immadlion♬ Originalton – MAD LION

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!