×
  • Show Time
  • Show Time

    Reperi nuk e ka shfaqur asnjëherë, ky është babai i MC Kreshës që iu bashkua PDK-së

    Reporteri
    15 Gusht 2019 | 10:54

    Kreshnik Fazliu, i njohur me emrin e skenës si MC Kresha, është një nga reperët më të talentuar shqiptarë.


    Ndonëse është mjaft i njohur, MC Kresha familjen e tij e cila është me origjinë nga Drenica, e ka mbajtur gjithmonë larg syrit të publikut, duke folur gjithmonë vetëm për karrierën e tij si këngëtar dhe asnjëherë për jetën personale.

    Por gjatë një tubimi të PDK-së mbrëmë në Prekaz, është parë edhe babai i tij Nuredini, shkruan Magazina.al

    Nuredini i cili me profesion është kirurg, është parë në mesin e simpatizantëve të PDK-së në Prekaz, ku ishte edhe kryetari i partisë, Kadri Veseli dhe kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!