Rezarta i ka bërë urimin romantik Ermalit me rastin e ditëlindjes.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta, sot ka një arsye më shumë për të festuar, shkruan lajmi.net.
Kjo për faktin se bashkëshorti i saj Ermali feston ditëlindjen dhe nuk ka pasur se si të mungojë urimi special nga gruaja e tij.
“Kur u njohëm, të dy shumë të rinj numëronim çdo vit ditëlindjet e njëri-tjetrit. Sot numërojmë se sa shumë ëndrra kemi realizuar sëbashku. Uroj të plakemi bashkë e të numërojmë ditëlindjet e nipërve e mbesave tanë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e madhe. Me ty pranë jam gruaja më e lumtur në botë”, ka shkruar Rezarta pranë postimit të një fotografie në Instagram.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.