Këngëtarja dhe sipërmarrësja, Rezarta Shkurta është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Përveç fotove e videove të punës, ajo herë pas here poston edhe momente nga jeta e saj private.
E kështu ka bërë edhe mëngjesin e sotëm në “Instagram”-in e saj, Rezarta ka ndarë një video ku shfaqet bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha. Ajo dëgjohet teksa e pyet se ku po shkon dhe çfarë do u thotë grave dhe gocave po e panë.
“Praaa, praaaa, ky djali është i martuar. S’jam xheloze thjesht po e them”, shkruan Shkurta bashkëngjitur në videon në fjalë.
Pjesë nga biseda në video:
Rezarta Shkurta: Je shumë i bukur. Të dua shumë
Ermal Hoxha: Edhe unë ty
Rezarta Shkurta: Ku po ikën?
Ermal Hoxha: Po dal
Rezarta Shkurta: Ku po del?
Ermal Hoxha: Të pi kafenë
Rezarta Shkurta: Ça do u thuash grave e gocave po të panë?
Ermal Hoxha: Jam i martuar
Rezarta Shkurta: Po ti nuk ke as unazë
Ermal Hoxha: Ju them hyni në ‘Google’ e shikoni nëse jam i martuar apo jo
Rezarta Shkurta: Vdes për ty
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.