×
  • Show Time
  • Show Time

    Ricky Martin reagon pas arritjes në Shqipëri: Shumë i lumtur që jam këtu, bëhuni gati për të kërcyer

    Reporteri
    19 Korrik 2023 | 8:27

    Artisti nga Porto Riko, Ricky Martin, ka mbërritur gjatë ditës së djeshme në Shqipëri.

    Kjo pasi ai pritet të performojë për herë të parë në sheshin “Skënderbej” më 20 korrik.

    Ylli me famë botërore ka dhënë një mesazh pas arritjes në Tiranë, ndërsa ka ftuar të gjithë që t’i bashkangjiten në koncert.

    “Përshëndetje Shqipëri. Si jeni? Unë jam Ricky Martin dhe sapo kam mbërritur në Tiranë. Jam shumë i lumtur që jam këtu sepse kam një koncert të madh në sheshin “Skënderbej” në 20 korrik”, u shpreh ai.

    Këngëtari tutje shtoi: “Dua të jeni të gjithë aty dhe bëhuni gati për të kërcyer pasi do të jetë shumë fantastik. Shihemi së shpejti”.

    Duhet theksuar që në Shqipëri vetëm pak javë më parë mbajti një koncert artisti i famshëm, Enrique Iglesias.

    Ardhja e tyre ka bërë bujë të madhe për faktin se i ka shtuar një gjallëri të madhe kryeqytetit shqiptar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!