×
  • Show Time
  • Show Time

    Rihanna konfirmon shtatzëninë, publikohen fotografitë e para me barkun e rrumbullakosur

    Reporteri
    31 Janar 2022 | 16:41

    Këngëtarja e hitit “Diamonds” është shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të parë me reperin A$AP Rocky.

    Çifti u fotografua në New York City gjatë fundjavës, ku Rihanna kishte nxjerrë në pah barkun, derisa tanim i ka dhënë fund dyshimeve për shtatzëninë e saj, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një nga fotot e publikuara, të cilat janë shkrepur në qytetin e lindjes së A$AP Rocky, Harlem, reperi puth në ballë Rihannën, teksa ata shijojnë një shëtitje me dëborë jashtë.

    Në maj, A$AP Rocky foli për revistën GQ për romancën e tij me Rihanna-n, duke e quajtur atë “dashuria e jetës sime”.

    Theksojmë se Rihanna dhe Asap Rocky ka vite që janë në lidhje dashurie./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!