×
  • Show Time
  • Show Time

    Rikthehet Big Brother Albania, kush do ta udhëheqë emisionin?

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 12:06

    Big Brother VIP është një seri televizive, e cila ndjek një numër garuesish të famshëm, të njohur si shokë shtëpie, të cilët janë të izoluar nga bota e jashtme për një periudhë të zgjatur kohe në një shtëpi të ndërtuar me porosi.


    Çdo javë, një nga shokët e shtëpisë dëbohet nga votimi i publikut. Në shtator të 2017-tës, u përfol se “Top Channel” kishte vendosur të fillonte versionin e famshëm pas suksesit të versionit origjinal.

    Versioni i famshëm i shfaqjes pritej të fillonte gjatë sezonit televiziv 2017-2019. Në vitin 2019, “Top Channel” njoftoi se Big Brother do të kthehej për sezonin televiziv 2019-2020 në Shqipëri, por ata nuk treguan nëse do të ishte një version origjinal apo i famshëm.
    Por, suksesi i madh i emisionit “Përputhen” në sezonin e parë bëri që të vazhdonte edhe në sezonin e dytë duke bërë që të shtynte përsëri shfaqjen e Big Brother.

    Disa prezantues u përfolën që do të drejtonin shfaqjen pasi Top Channel promovoi shfaqjen me një trailer në fund të janarit të 2019-tës. Arbana Osmani, e cila ka drejtuar versionin origjinal, u përfol se do ishte drejtuese e emisionit. Edhe rejtuesi i sezonit të tetë të versionit origjinal Ledion Liço, u përfol për të qenë drejtues i emisionit.

    Por, është përfolur edhe për Luana Vjollcën, e cila tani është duke e drejtuar emisionin e saj “Shiko kush Luan”, por që pritet deri në muajin mars të vitit 2021 të përfundoi sezonin e saj.

    Ndërsa, emisioni pritet të fillojë gjatë muajit mars të vitit 2021 dhe më shumë gjasa do të jetë i formatit VIP.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!