Ndonëse i dha fund më 17 qershor të këtij viti rrugëtimit të tij të gjatë si futbollist dhe drejtues teknik, “perandori i fundit i Romës” do të shihet ende në televizion.
Francesco Totti ka firmosur me kanalin “Amazon”, për të marrë pjesë si konkurrent në edicionin italian të programit të njohur anglez “Celebrity Hunted”.
Formati bazohet në fshehjen disa ditore të një sërë personazheve të njohur, në mënyrë që t’i shpëtojnë një grupi gjuetarësh, të përbërë nga ish-policë, ekspertë të informatikës dhe forcave ushtarake dhe speciale, që kërkojnë t’i arrestojnë.
Totti, së bashku me bashkëudhëtarët e tjerë të “Celebrity Hunted”, ka në dispozicion një set pajisjesh për mbijetesë dhe një kartë bankare me shumë pak euro.
Me ç’kuptohet, ish-kapitenit të Romës do t’i duhet të tregojë edhe njëherë aftësitë dribluese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.