×
  • Show Time
  • Show Time

    Rina Balaj shokon me deklaratën e saj: Kam veshët më të vegjël në botë

    Reporteri
    07 Shtator 2019 | 13:05

    Rina Balaj është një ndër reperet më të komentuara të momentit, për shkak të stilit të veçantë dhe debateve që ka pasur me kolegët e saj, Rina ka ditur gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes.


    Për të gjithë ata që nuk e dinë, karrierën e saj muzikore e ka nisur vite më parë dhe daljet e saj të para kanë qenë në “X Factor Albania”.

    Këngëtarja nuk e kaloi fazën megjithatë dëshira dhe pasioni nuk e ndaluan për të ecur para.

    Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku poston foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo private.

    Së fundmi, ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit, e cila u shfaq e veshur me bikini dhe një fustan rrjetë.

    Në një nga këto video ajo ka lënë një mbishkrim që na habiti të gjithëve:

    “Kam veshët më të vegjël në botë”- ka shkruar Rina, teksa ka fokusuar kamerën tek veshët.

    Mirëpo, këngëtarja ka postuar edhe një foto me motrën e saj ku duken se po tërheqin vëmendjen tek publiku me paraqitjen e tyre joshëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!