Ndryshe nga prindërit e saj, Rita Ora po shijon pushimet në Kaliforni.
Këngëtarja e cila kohëve të fundit është përfolur për një lidhje të re dashurie, tanimë ka filluar pushimet në Los Angeles, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
Rita ka publikuar disa fotografi në bikini, teksa ka rrëmnbyer vëmendjen e ndjekësve të shumtë me pozat e saj joshëse.
“U zgjova këtë mëngjes me kaq shumë dashuri për këngën time dhe Sigala-n, ‘You for Me’. E tëra që mund të them është se nuk mund të ndalem së qeshuri nga lumturia. Faleminderit që më bëtë të buzëqeshë sot”, ka shkruar Rita në Instagram.
Këngëtarja ka pak kohë që lansuar projektin e saj të fundit “You for Me” në bashkëpunim me Sigala.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.