×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora e uron Bebe Rexhen për ditëlindje: Të dua motër

    Reporteri
    30 Gusht 2019 | 21:49

    Artistja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, ka festuar të premten ditëlindjen e saj të 30-të.


    Urimet kanë qenë të shumta për ta nga familjarët, të afërmit por edhe kolegët.

    Për një nga urimet më të përzemërta, u kujdes shqiptarja tjetër me famë botërore, Rita Ora, e cila është mike shumë e ngushtë e saj.

    Rita, e cila për momentin ndodhet në Kroaci për koncertin e saj të radhës, ka publikuar në InstaStory një fotografi, të realizuar në eventin MTV Video Music Awards 2018, ku ishte shfaqur bashkë me shoqen e saj duku u puthur në tapetin e kuq të mbrëmjes.

    Në mbishkrimin e fotografisë, ajo i ka bërë një dedikim të sinqertë shoqes së saj 30 vjeçare, duke i dëshiruar më të mirat në këtë ditë.

    “Gëzuar ditëlindjen e 30-të për motrën time jo-biologjike, Bebe Rexha. Vazhdo të jesh vajzë e guximshme ashtu siç je! Shpresoj të kesh ditën dhe spektaklin më të mirë ndonjëherë! Te dua motër”, ka shkruar Rita në urimin e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!