Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka folur edhe njëherë tjetër për biseksualitetin e saj.
Ajo ka treguar se është e hapur rreth kësaj teme, kur është pyetur rreth seksualitetit të saj, duke thënë se jeta e saj e dashurisë është ‘ pa dukje dhe pa gjini’.
Këngëtarja 20 vjeçare tha për Daily Star Online se nuk diskriminon askënd dhe se ndjek zemrën e saj dhe lidhet më këdo.
“Unë admiroj bukurinë edhe të burrave edhe të grave. I shoh gjërat pa fytyra dhe pa gjini, për mua ka të bëjë me personin”, tha ajo.
Siç theksoi Daily Mail, Rita Ora ka qenë e hapur për seksualitetin e saj më parë dhe madje këtë e ka diskutuar në këngën “Vajzat”.
Në intervistën e fundit, Ora tha se kënga kishte për qëllim të përfaqësonte një “përvojë shumë të vërtetë dhe të ndershme në jetën time’.
Këngëtarja tha se ajo ka pasur marrëdhënie romantike me burra dhe gra gjatë gjithë jetës së saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.