Rita Ora, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka vendosur të shkëputet përkohësisht nga rrjeti social më popullor në botë, Instagram.
Mos u shqetësoni sepse asgjë nuk ka ndodhur me Ritën, ajo i është bashkuar nismës së “Digital Detox Day” e cila synon që të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale të bëjnë një pauzë, për të përmirësuar shëndetin e tyre mendor.
Rita postoi në rrjetin e saj social nje foto ku shfaqej pa makeup dhe u shpreh se dhe ajo do të ndalojë për një periudhë kohore së përdoruri rrjetet sociale.
“Unë jam duke u fikur për shëndetin tim mendor me IAMWHOLEUK në Digital Detox Day”, shkroi Rita.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.