×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora me fustan transparent në sfilatën e “Azzedin Alaia”

    Reporteri
    03 Korrik 2023 | 15:47

    Këngëtarja nga Kosova, Rita Ora ka marrë pjesë në sfilatën e “Azzedin Alia” gjatë javës së modës së lartë në Paris.

    Rita Ora gjatë shfaqjes së koleksionit të fundit të brendit “Azzedin Alaia” është shfaqur me një fustan të tejdukshëm me dantellë të zezë duke nxitur reagimin e fansave të saj e duke i lënë fare pak vend imagjinatës.

    Kur bëhet fjalë për modë, Rita është një ndër të parat që shkëlqen. E këtë herë u pa që edhe u shoqërua me personin më të rëndësishëm të botës së modës, Anna Wintour, kryeredaktoren e njohur të revistës prestigjioze Vogue.

    Përmes një postimi në Instragram ajo iu ka falënderuar për ftesën disenjatorit të kësaj marke Pieter Mulier, duke thënë se mezi po pret të veshë çdo gjë nga kjo sfilatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!