×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora me pushime në Korfuz, hoteli ku po pushon, 22 mijë dollarë nata

    Reporteri
    17 Gusht 2020 | 23:07

    Ndërkohë që shumica prej nesh përcëllohen në vapën dhe tymin e Tiranës këto ditë gushti, Rita Ora dhe i dashuri i saj Romain Gavras po pushojnë shumë pranë nesh, në Greqi.


    Sipas “Daily Mail”, në hotelin ku po pushon këngëtarja shqiptare kushton 22 mijë dollarë nata.

    Vila ku ajo po qëndron është 1.000 metër katror dhe mund të presë deri në 14 persona. Ajo ofron pamje mahnitëse të bregdetit grek dhe shqiptar, një kinema dhe një ujëvarë.

    Kujtojmë se i dashuri Ritës, regjizori 39 vjeçar është greko-francez. Meqë Rita është shqiptare, urojmë që në ditët në vazhdim të pushojnë në jug të Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!