×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora pagoi 10 mijë funte gjobë për thyerje të masave anti-Covid, pamje nga aksioni i policisë

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 13:54

    Janë publikuar pamje nga momenti kur policia arriti në festën që Rita Ora e organizoi në një lokal.


    Rita Ora u detyrua të paguajë 10 mijë funte gjobë për thyerjen e rregullave të bllokimit, shkruan Mirror, transmeton lajmi.net.

    Fotot tregojnë ndejën e Rita Orës, për të cilën thuhet se u detyrua të paguajë 10 mijë funte, për thyerjen e rregullave mes pandemisë së koronavirusit.

    Këngëtarja kërkoi falje për ngjarjen “e pafalshme”, pasi ftoi disa prej emrave të njohur të shoubizit në festën e saj për ditëlindjen e 30-të.

    Thuhet se artistja pagoi gjobë vullnetare prej 10 mijë funtash, pasi ajo doli dhe foli me policinë lidhur me ndejën.

    Policia e MET-it tha për “Mirror”: Policia u thirr në orën 21: 10 të shtunën, 28 nëntor për të raportuar për një shkelje të mundshme të rregullave anti-COVID në një ambient tregtar në Clarendon Road, W11″.

    “Oficerët morën pjesë dhe kryen hetime në vendin e ngjarjes, por nuk gjetën indikacione të ndonjë shkeljeje të kryer në atë kohë. Zyrtarët vazhdojnë të vlerësojnë pretendimet dhe po lidhen me autoritetin lokal në lidhje me një shkelje të mundshme të rregullave në ambiente. Hetimet vazhdojnë”, thuhet në deklaratën e policisë.

    Më vonë, nikoqirja u pa duke u thënë lamtumirë miqve të saj para se të gjithë të shkonin veç e veç.

    Rita bëri një dalje magjepsëse e veshur me këmishë ngjyrë argjendi dhe me një pallto me lesh në restorantin Casa Cruz në Notting Hill, West London.

    Pas ndejës, Rita kishte kërkuar falje publike që theu rregullat e pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!