Rita Ora është mjaft e komentuar për jetën e saj private dhe njihet për lidhje të shumta.
Në një intervistë të publikuar së fundi, këngëtarja me prejardhje shqiptare ka pranuar për herë të parë se lidhja e saj e parë ishte me një burrë 26-vjeçar kur ishte 14 vjeçare.
Megjithëse lind pyetja nëse “Ky është abuzim me fëmijë, apo jo?” Rita pranoi që asaj i pëlqente lidhja e saj dhe nuk ishte e detyruar për këtë.
“Unë isha gati e fiksuar me faktin që kisha një burrë që më dëshiron. Kjo më bëri të ndihem mirë dhe nuk më interesonte çfarë bëri ai apo sa vjeçar ishte. Unë e dëshiroja atë. Është çmenduri”.
“Nuk dua të them që e pësova, sepse e doja,”- tha ajo. “Nuk dua të them që isha i detyruar ta bëj. Unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se u abuzova si fëmijë, por padyshim isha më e pjekur sesa duhej të isha në moshën 14 vjeçare”.
Ndërsa, sot 29 vjeçarja po shijon lidhjen e saj të re me Romain Gavras.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.