×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora publikon fotografi nga vizita e saj në bjeshkët e Rugovës

    Reporteri
    15 Maj 2023 | 18:24

    Dje më 14 maj, është festuar Dita Ndërkombëtare e Nënave.

    Me këtë rast, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka gjetur rastin të urojë nënën e saj përmes Instagramit.

    Ajo ka publikuar një fotografi të nënës së saj, Vera Sahatçiu – Ora, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Urime Dita e Nënave për mbretëreshën Vera Ora”.

    Tutje, 32-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj një tjetër fotografi të realizuar në fëmijërinë e saj të hershme, duke pozuar në prehrin e nënës së saj.

    Dhe Rita e përmbylli serinë e saj të postimeve me një fotografi familjare, të realizuar gjithashtu në fëmijërinë e hershme

    Bëhet fjalë për një fotografi të realizuar nga familja gjatë një vizite në Rugovë të Pejës, në një nga pushimet e tyre verore që bënin në Kosovë.

    Familja e këngëtares me famë ndërkombëtare përndryshe kanë edhe origjinën nga qyteti i Pejës, ndërsa Rita është lindur në Prishtinë dhe ka qenë vetëm një vjeç kur familja e saj emigroi në Mbretërinë e Bashkuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!