×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora shkëlqen në British Fashion Awards 2019

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 9:23

    Ajo arrin të marrë vëmendjen e të pranishmëve pothuajse në çdo eveniment.


    Dhe Rita Ora ishte përsëri të hënën në mbrëmje kur ajo goditi ‘Royal Albert Hall’ në Londër për British Fashion Awards 2019.

    Këngëtarja u kthye në ceremoninë e shkëlqimit në një fustan të rrumbullakët bardh e zi dhe me një grim dramatik blu.

    Veshja e saj ishte përputhur me tapetin e kuq, ndërsa fustanin e shoqëroi me një varëse të njëjtë në qafë, duke e bërë atë të duket edhe më e veçantë.

    Ajo zgjodhi taka të bardha, por vëmendje të madhe rrëmbeu grimi i saj blu, i cili ishte më ndryshe ngaqë jemi mësuar, edhe pse ylli shqiptar sjell gjithnjë risi në paraqitjet e saj.

    Veshja e Ritës është realizuar nga 16Arlington dhe ishte e veshur me modele të stiluara enkas për yllin e pop-it.

    Kjo veshje e koleksionit Pranverë/Verë 2020 e markës është interpretuar në një pamje të veçantë për këngëtaren 29-vjeçare, ndërkohë rezultoi që marka të bëhej një e preferuar e fortë midis turmës së modës dhe një tipar i rregullt në botimet e modës shumë të vlerësuara.

    Fashion Awards 2019 njeh krijimtarinë dhe inovacionin në modë, duke festuar individë të jashtëzakonshëm, imagjinata dhe krijimtaria e të cilëve kanë thyer terren të ri në modë globalisht gjatë 12 muajve të fundit, si dhe markat dhe bizneset që kanë transformuar mundësitë e modës sot.

    Në bashkëpunim me Këshillin Britanik të Modës (BFC), The Fashion Awards feston individë dhe biznese që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në industrinë e modës gjatë vitit të kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!