Këngëtarja kosovare, Rita Ora ka paralajmëruar fansat e saj së shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri muzikor, transmeton Reporteri.net.
Këngëtarja kosovare bëri një pauzë të gjatë në industrinë e muzikës
Megjithatë, ajo tashmë duket se është duke punuar për te sjellë projektet e saj muzikore të cilat janë kthyer gjithmonë në hite ku dëgjohen edhe sot.
Ajo e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet në një studio të Los Angeles-it.
“Duke punuar për diçka shumëë emocionuese sot!!! Mezi pres ta ndaj me ju! #femratmundtëbëjnëgjithçka” shkroi ajo mbi fotografi.
Postimi erdhi disa ditë pasi Rita u shfaq si imazh i kopertinës në revistën e njohur “Harpers Bazaar”.
Ky vit për artisten ka qenë i mbushur plot me projekte ku dhe një ndër tyre është gjithashtu pjesëmarrja në jurinë e “The Voice of Australia” për të disatën vit radhazi.
Postimi i Rita Orës:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.