Rita Ora, në ditën e 17 Shkurtit, ka ndarë me miliona ndjekës këngët e saj të preferuara shqiptare.
Në ‘Spotify’ ajo ka radhitur disa këngë, ku e para e listës është e saja, e më pas vijnë këngët e Ava Max, Bebe Rexhës dhe Dua Lipës.
Po ashtu, këngëtarët shqiptarë të preferuar të Ritës janë: Era Istrefi, Kida, Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Nora Istrefi, Dhurata Dora, 2Ton, Ylli Limani, Robb Daddy, e të tjerë.
Reperi Robb Daddy që në playlistën e Rita Orës zë vend me dy projekte të tij muzikore, është pjesë e “Nautilus Entertainment”, të cilat edhe prodhuan të dy hitete te tij “Ndjenjë për ty” dhe “Dance” që është bashkëpunim me Nonejm.
Për më shumë, ne ju ftojmë t’i dëgjoni të dy këngët, që janë edhe favoritet e Rita Orës:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.