Një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë kanë filluar me koncerte.
Edhe Robert Berisha ka filluar mbrëmjet e tij muzikore në qytete të ndryshme të Kosovës, por edhe jashtë saj.
Në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net”, Berisha u shpreh se është i lumtur që ka filluar sërish të mbajë koncerte.
“Na është kthyer disponimi, tu e marrë parasysh që estrada jemi të dëmtuar plot 14 muaj pa punë dhe normal që tani jemi me disponim më të mirë, derisa të hapen komplet qysh duhet. Është normale që nuk mund të kemi çmimin e njëjtë duke qenë se orari është deri në ora 23:00”, tha ai.
Tutje ai shtoi se pajtohet me vendimin për orarin e lejimit të funksionimit të kafiterive deri në ora 23:00, duke qenë se Kosova ka qenë gjithmonë më e liruar sa i përket masave ndaj Covid-19.
“Sa i përket këtij vendimi deri në ora 23:00, të mos harrojmë që në shtetet tjera nuk kanë punuar një vit hiç, por Kosova është shtet siç është dhe nuk shtyhemi dot me shtetet tjera të Evropës, ne kemi qenë më të hapur se të tjerët. Shumë vende kanë qenë të mbyllura e Kosova i ka leju, shteti ka bërë boll për ne”, përfundoi ai për Reporteri.net.
Protesta e estradës, Robert Berisha për Reporteri: Nuk marrë pjesë aty ku këndohet “playback”