×
  • Show Time
  • Show Time

    Robert Berisha pendohet për deklaratën e tij dhe kërkon falje publike

    Reporteri
    05 Shkurt 2020 | 14:38

    Dy javë më parë, Robert Berisha bëri një deklaratë në emisionin “Prive”, e cila ngjalli shumë komente tek ndjekësit.


    Sipas tij nuk ka asgjë të keqe, nëse një mashkull ka dashnore dhe e lë gruan e tij në shtëpi.

    Një deklaratë e tillë u shoqërua me kritika të forta nga publiku.

    Disa e quanin një gjest të ulët dhe nuk prisnin që një burrë si Roberti t’i thoshte këto fjalë.

    Pas këtyre komenteve negative, Roberti ka treguar se është penduar për deklaratën e tij dhe se kërkon falje publike.

    I ftuar në emisionin “Wake Up” ai tha se pa dashur me deklaratën e tij ka ofenduar edhe femrat e familjes, përfshirë nënë , Norën dhe vajzën Renee.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!