Robert Berisha, ish-partneri i Nora Istrefit ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku ka ndarë me publikun detaje nga karriera dhe jeta e tij private. Berisha ndër të tjera, foli dhe për Nora Istrefin, për të cilën tha se e ka shumë shoqe e se gjithmonë do e ketë.
Pyetja: Po ti e ke shoqe akoma Norën?
Robert Berisha: Po e kam shoqe dhe gjithmonë do e kem shoqe
Teksa rrëfeu marrëdhënien me ish-partneren e tij, këngëtari dhe moderatori foli gjithashtu dhe për të përbashkëtat e kësaj të fundit me vajzën e tyre, Renee.
“Renee i ka ngjarë Norës për qetësinë e saj, është tip i qetë dhe i butë. Shumë e veçantë.”- tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.