×
  • Show Time
  • Show Time

    Robert Berisha: Vetëm kur të plaket njeriu, e kupton se sa shumë të mungon gruaja që e ke pasur afër

    Reporteri
    22 Maj 2022 | 16:14

    Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Why Not”.

    Ai ka rrëfyer përballë moderatores Roza Lati shumë detaje interesante nga jeta e tij private dhe profesionale.

    Mes të tjerash, Roberti u pyet se çfarë mendimi ka rreth dashurisë në çift, nëse sipas tij është më e madhe në pleqëri apo në rini?

    Dhe mes emocionesh këngëtari u shpreh se pasi humbi nënën e tij vitin e kaluar, e pa te i ati se sa e vështirë është kur humbet partnerin e jetës dhe mbetesh vetëm.

    “Në pleqëri, ish dashur të jetë edhe në rini edhe në pleqëri me qenë mirë. Por vetëm kur plaket robi (njeriu), e kupton kur ta humb dikë që e ke pasur (gruan), e kupton që vet nuk jetohet dhe në atë kohë e sheh se sa të mungon ai që e ke pasur afër. Kështu që unë mendoj se në pleqëri është shumë e rëndësishme të kesh dikë që e shijon”, theksoi Berisha.

    Muzikanti përndryshe kohëve të fundit pranoi se ka nisur një lidhje të re – dhe dyshohet se bukuroshja që ia ka marrë zemrën quhet Laureta Maqedonci.

    Ai ka qenë i martuar për vite me radhë me këngëtaren Nora Istrefi, me të cilën edhe ka një vajzë të quajtur Rene.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!