×
  • Show Time
  • Show Time

    Roberti jep sinjale që është në lidhje me moderatoren e njohur nga Shqipëria

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 16:43

    Në dhjetor të vitit 2018, moderatorja e njohur e sportit, Lei Kraja, e ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’ deklaroi se Robert Berisha i përmbushte të gjitha kriteret për të qenë partneri i saj, ama asokohe ai ishte i martuar prandaj dhe Lei tërhiqej.


    Pas pothuajse një viti, moderatorja është sërish e ftuar në sezonin e ri të emisionit dhe këtë herë bashkë me Robertin.

    Gjatë lojës me tullumbace me helium, asaj iu kujtua situata e vitit të kaluar dhe u pyet se çfarë ka për të thënë tani që Roberti është beqar. “Roberti është i gjatë, i bukur, vetëm me qenë e verbër mos ta shoh”, u shpreh moderatorja.

    Ndërkohë këngëtari, i ftuar po ashtu në studio, i është përgjigjur publikisht. “Njëjtë dhe për mua, unë jam beqar”.

    Mos ishin këto shkëndijat e para të një romance të re në Showbiz? Mbetet për t’u parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!