×
  • Show Time
  • Show Time

    Roberti flet pa pikë marre: Dashnoret janë në modë, s’ka shqiptar që s’e ka një

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 7:53

    Këngëtari Robert Berisha i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ka folur për një temë që rrallëherë hapet në televizione.Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se kënga e tij e radhës u dedikohet dashnoreve pasi e gjithë vëmendje u shkon grave dhe ndjehen keq.


    “Është shumë in ta bëj këtë këngë sepse se besoj që ka shqiptar që nuk e ka një dashnore. Puna e dashnoreve është shumë në modë. Besoj se do t’u pëlqejë kënga ime.
    Gruaja e ka vendin e saj në shtëpi, por edhe dashnoreve është mirë që t’u dedikohet këngë se edhe ato të shkretat kanë nevojë të përmenden,”-tha Berisha.

    Më tej, ai ka shtuar se kënga nuk ka të bëj me jetën e tij personale pasi nuk e menaxhon dot një grua dhe një të dashur.Kujtojmë se disa kohë më parë Berisha u nda pas 14 vitesh lidhje me këngëtaren tjetër Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!