×
  • Show Time
  • Show Time

    Ronaldo është futbollisti më me fat në botë, kështu e përkrahu Georgina mbrëmë në stadium

    Reporteri
    01 Shtator 2019 | 10:51

    Mbrëmë Cristiano Ronaldo shkëlqeu në fitoren 4 me 3 të skuadrës së Juventusit ndaj Napolit.

    Ajo që ra në sy ishte prania e Georgina Rodriguez në tribunat e stadiumit, e cila me një dukje fantastike ishte vazhdimisht në përkrahje të burrit të saj Ronaldos.

    Ajo e veshur me një fustan që i mundësonte t’i vinte në pah format e saj të përkryera, nuk kishte se si ti shpëtonte syrit të kamerës.

    Duket se Georgina është tifozja më e flaktë e Cristiano Ronaldos, derisa ajo ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë “Gol nga i dashuria ime”, pasi që një nga golat e shënoj ylli portugez.

    Kujtojmë që ajo dhe Ronaldo janë prindër dhe shfaqen herë pas here duke u paraqitur tejet të lumtur pranë njëri tjetrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!