Nuk kanë fund telashet për reperin 36-vjeçar Kleviol Ahmeti, i njohur në rrjete sociale si Cllevio Serbiano. Pas sherrit me reperin Noizy, ai është vënë nën hetim për shkak të një videoje të publikuar në media ku shfaqej duke goditur me shpulla qenin e tij.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e reperit i cili rezulton se ndodhej në arrest shtëpie të caktuar nga gjykata pasi më herët është arrestuar për trafik droge dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
Në një video të xhiruar nga vetë Cllevio shihet teksa godet qenin disa herë.
“Unë them do të thyj në mes, ti vazhdon. Hjade këtu, a je gango ti. Hajde këtu, ku vete tani. Nga gango na u bëre lango. Hajde pra. Apo do ikësh me vrap lart. Mos e ha bidonin. Ti do hash bidonin rri tani aty. Kështu e meriton tit ë rrish. Më shiko njëherë. Si do ia bëjmë. Do më dëgjosh mua apo do të bësh me kokën tënde. Dëgjo këtu, pse u fute këtu. Shiko njëherë. Hip sipër në shtëpi. Nuk po kupton ti akoma. Unë them hip sipër”, i thotë Cllevio.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas, në ambientet e banesës, duke keqtrajtuar një kafshë shtëpiake (qen), ju sqarojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas publikimit të pamjeve filmike, referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit K. A., 36 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.
36-vjeçari është aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.