Dua Lipa ka dhënë së fundmi një intervistë për prestigjiozen WSJ ku ka hapur zemrën dhe ka treguar marrëdhënien me njerëzit e saj më të afërt.
“Diçka që kam kuptuar me kalimin e kohës është se sa pak njerëzit e dinë në të vërtetë kush jam unë. Unë kam bërë paqe me faktin që njerëzit mund të mendojnë atë që duan të mendojnë, por askush nuk e di me të vërtetë se çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura”
Sjellim në vëmendje se deklarata e Lipës vjen pas ndarjes me të dashurin prej dy vitesh, modelin Anwar Hadid.
Lipa shtoi: “Rrethi im është vërtet i ngushtë, familja ime dhe miqtë e mi më mbajnë kaq të vendosur”
Duke folur më tej për rrënjët e saj kosovare, këngëtarja përsëriti se kujtimi i së kaluarës e ndihmon atë të jetë e kënaqur me jetën e saj.
“Është një pjesë e madhe e asaj që jam. Duke pasur parasysh prindërit e mi dhe mënyrën se si ata erdhën në MB, (situata e refugjatëve) ka qenë gjithmonë diçka që më është shumë afër zemrës,” shtoi ajo.
“Kam lexuar shumë komente nga njerëzit që më thonë se nuk kam shtet, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston. Kam jetuar në Kosovë, i di jetët që kanë humbur. Kështu që dikush të më mohojë identitetin dhe përvojën time është e vështirë për mua të mos flas për të. Kështu që kjo është diçka që do ta bëj gjithmonë.” ka deklaruar këngëtarja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.