Stresi në orët e vona ka bërë një rrëfim në lidhje me Gresën, duke thënë se darkën për të e bëri që t’iu tregonte prindërve të saj, që ajo nuk është vetëm.
Reperi i njohur u shpreh se ai gjithmonë gjykohet.
“Asgjë s’kam me të, vet më është afruar, jemi kuptuar si miq, kemi shku shumë mirë si shok. Ai person. Atë takim e kam bërë për të vetmen arsye që t’iu tregojë prindërve të saj që Gresa nuk është vetëm. Por, gjithmonë unë gjykohem”, u shpreh ai.
Tutje, Stresi tha se Gresa nuk i flet më, duke shtuar se është gabimi i tij, sepse siç tha ai, nuk është lojtar, përcjell Klankosova.tv.
“Ai person sonte nuk flet me mua, kjo është e vërtetë. Unë e kam gabimin sepse nuk jam lojtar. Po të kisha ardhur këtu si lojtar, do të kisha deshtu. As vet nuk e di se si jemi afruar aq shumë”, u shpreh tutje Stresi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.