×
  • Show Time
  • Show Time

    Sabiani i revoltuar pas eliminimit të Keisit, akuza produksionit: E nxorët pasi iu bë jeta telenovelë

    Reporteri
    16 Prill 2023 | 10:00

    Keisi Medini ishte banorja që u largua mbrëmë (e shtunë) nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

    Këngëtarja e njohur ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

    Pas eliminimit, një reagim në lidhje me këtë e ka bërë babai i saj, këngëtari Sabiani.

    Në një postim të hedhur në InstaStory, ai thotë se e nxorën Keisin pasi jeta iu bë telenovelë dhe se nuk beson se e largoi publiku.

    “E nxorët engjëllin tim pasi jeta iu bë telenovelë, nuk besoj se e ka nxjerr publiku. Gjithsesi i lumtur që më është kthyer në shtëpi”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!