Është ndjerë gjithmonë pjesë e Shqipërisë, por sot këngëtari nga Kosova Sabri Fejzullahu së bashku me gruan e tij Nora kanë marrë nënshtetësinë shqiptare dhe në duar kanë pasaportat.
Këtë moment prekës këngëtari ka vendosur ta ndajë me gjithë ndjekësit e tij, ku ka bërë një shënim dhe ku falënderon presidentin Meta.
“I dashur President Meta , Jam i nderuar me dekretin tuaj për shtetësinë Shqiptare . Më keni bërë krenar me këtë, keni nderuar punën dhe angazhimin tim një jetë të tërë ne rriten dhe lartësimin e zerim dhe kultures Shqiptare kudo nëpër bote . I dashur President , unë sot me pasaportën Shqiptare nuk Jam me shume shqiptar se qe isha që nga dita kur linda. Një jetë të tërë vogëlsia ime ishte në shërbim të Shqipërisë , Kosovës, asaj Shqipërisë gjeografike të cilës ju i shërbyet me guxim dhe nder i dashur President . Të faleminderit shumë! Ndihem i vlerësuar dhe respektuar e kjo për mua do të thotë shumë”, ka shkruar ai.
https://www.instagram.com/p/CE7NFHmDq4D/