×
  • Show Time
  • Show Time

    Sabriano Jr, këngëtari i ri që provon ta imitojë Sabri Fejzullahun

    Reporteri
    23 Qershor 2023 | 20:31

    Ai quhet Arlind Beqiri por për publikun do njihet si Sabriano Junior, pasi, i ngjan atij, jo vetëm në pamje, por, edhe në zë.

    E, artisti kosovar, sot ka ardhur me këngën e tij të re, të titulluar ‘Dasma e zemrave’, këngë kjo ndonëse e zhanrit baladë, është mjaft e bukur si këngë hyrëse në dasma, momentin kur çifti i sapomartuar, hyn në sallë.

    Projekti u shkrua mga Kreshnik Avdiu, kurse, orkestrimi u bë nga Labinot Meziu, i cili ka bërë edhe muzikën.

    ‘Dasma e zemrave’ u finalizua edhe me klip nga Max Production.

    Ky është veç një nga projektet e shumta të Sabriano JR, madje, së shpejti pritet edhe një befasi nga ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!