Duke luajtur me banorët, Einxhel Shkira ka lënduar rëndë krahun në shtëpinë e Big Brother VIP.
Madje mëngjesin e ditës së sotme, ajo u detyrua të largohej nga shtëpia, derisa më vonë produksioni i Big Brother VIP njoftoi se moderatorja shqiptare do t’i nënshtrohet një oepracioni, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Reagimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale nga njerëzit që i kanë uruar shërim të shpejt Einxhelit, derisa tani ka reaguar njëra nga ish-banoret, Sarah Berisha.
Në llogarinë e saj në Instagram Sarah ka publikuar një fotografi teksa i ka shkruar se të gjithë e dinë se sa e fortë Einxhel është.
“Të gjithë ne e dimë se sa e fortë je ti …Shërim të shpejtë o dhëmbë-lepur”, ka shkruar Sarah.
Kujtojmë se nuk dihet ende nëse Einxhel do ta vazhdojë lojën, apo me kaq do të përfundojë aventura e saj në Big Brother VIP./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.