Ronaldo Sharka që pas daljes nga “Big Brother VIP” është kthyer në një nga mbështetësit më të flaktë të Luizit dhe sot i ftuar në “Wake up” tregoi nga i buron dashuria për këngëtarin.
Ai përmendi disa momente brenda shtëpisë, duke thënë se Luizi kishte qenë i vetmi që i kishte qëndruar pranë.
“Luizi ka qenë i vetmi person që vinte në rulot kur isha me Zhaklinën. Luizi ka qenë personi i parë që ka marrrë vesh, historinë time dhe të tim ati dhe më ka thënë do të të marr në finale me vete. Se kjo ishte një nga dëshirat e tim ati që unë të isha në finale. Madje dhe shpeshherë kur më ka ngacmuar ditët e para, unë nuk e kuptoja, e ka bërë për të më ngritur. E kam kuptuar nga jashtë. Sepse ai njerëzit që do i fut në lojë.
Kur unë jam futur në shtëpi, nga ruloti, nuk kisha krevat. Asnjëri prej meshkujve nuk më tha hajde fli katër orë tek krevati im. Personi i vetëm që më tha ishte Luizi. Përveç lojës, këto gjeste tregojnë shumë për natyrën e atij njeriu. Unë kam parë tek ai një zemër të mirë”, tha Ronaldo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.