×
  • Show Time
  • Show Time

    Selena Gomez me lot në sy rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj: Mirënjohëse që jam gjallë

    Reporteri
    11 Tetor 2022 | 15:44

    Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez ka prezantuar një pjesë të vogël nga dokumentari i saj. Ajo do të tregojë momente nga jeta e saj, më së tepërmi vështirësitë duke iu referuar problemeve shëndetësore.

    “Kam punuar gjithë jetën time që e vogël dhe nuk dua të jem super e famshme. Por, e di që nëse tashmë jam këtu, duhet ta përdor për të mirën time”, thekson Selena e përlotur.

    Gjithashtu, ajo është ndalur edhe te lupusi me të cilën po lufton prej vitesh ashtu sikurse dhe me ankthin,

    “Vetëm bëhu kjo që je, Selena. Askujt nuk i intereson se çfarë bën ti. Ka të bëjë me atë se kush jam unë. Se jam mirë ku jam. Jam mirënjohëse sepse jam gjallë…”.

    Më herët, këngëtarja dhe aktorja e njohur zbuloi se përfundimisht dëshiron të martohet dhe të bëhet nënë – dhe ajo është përgatitur të largohet nga aktrimi për t’u fokusuar në jetën e saj personale.

    Ylli i “Only Murders in the Building” e tha këtë gjë në një poscast të TaTaTu “Giving Back Generation”.

    “Shpresoj të martohem dhe të bëhem nënë”, u tha 30-vjeçarja prezantueseve Raquelle Stevens dhe Ashley Cook, të cilat gjithashtu janë mikeshat e saj prej kohësh.

    “Përfundimisht, do të jem e lodhur nga e gjithë kjo, kështu që ndoshta do t’i kushtoj pjesën më të madhe të jetës sime filantropisë përpara se të qetësohem.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!