Mund të themi pa frikë, që kjo periudhë i përket Semi Jaupajt.
Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja publikoi hitin “Ani ani”, i cili u pëlqye pafund nga publiku. Madje, dëgjohet kudo në këto ditë të nxehta.
Mirëpo, duket se Semi nuk është mjaftuar me kaq, pasi ajo ka paralajmëruar një tjetër këngë. Artistja këtë herë do të vijë me një bashkëpunim me reperin Ron Zaiti dhe kënga titullohet ‘All your lovin’.
Të gjithë janë bërë kuriozë dhe mezi po presin ditën e enjte.
“Te enjten ora 18:00! ? Partner në krim @ronzaiti”, ka shkruar Jaupaj krahas fotos së bukur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.