Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri ka qenë në ‘shënjestrën’ e portaleve e rrjeteve sociale së fundmi. Një lajm qarkulloi ku thuhej se ajo kishte dhënë një deklaratë duke iu kundërpërgjigjur ndjekësve lidhur me martesën e saj me Serjoza Markov.
“E mora burrin maqedonas sepse shqiptarët janë të prapambetur”, ishte deklarata që supozohej se kishte thënë Adelina Tahiri.
Në një prononcim për “Iconstyle.al”, këngëtarja bukuroshe e cila ishte mjaft e shqetësuar, bëri me dije se ky citim nuk është thënë kurrsesi nga goja e saj. Madje, ajo përgënjeshtroi totalisht këtë lajm.
“Unë jetoj në një vend ku akoma politika dhe njerëzit janë shumë të ndezur ndaj këtyre temave dhe mund të irritojnë. Unë do marr masa…Unë kurrë në jetë nuk e kam menduar këtë gjë kur unë kam një baba që është shqiptar, një vëlla shqiptar dhe unë vetë jam shqiptare dhe kam një fëmijë që është gjysmë shqiptar”, tha Adelina Tahiri.
“Unë jetoj në Shkup dhe atyre iu dhemb shumë pjesa e patriotizmit. Në fakt, disa gjëra i përjetoj shumë keq… Madje, djali im lëviz me sigurimin dhe prandaj u preka, sepse kurrë në jetë nuk e kam thënë atë deklaratë…”, shtoi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.