Moderatorja dhe këngëtarja shqiptare Luna Vjollca nga shumëkush konsiderohet si femra më e bukur shqiptare.
Bukurisë së saj nuk po mund t’i rezistojnë as serbët të cilët shumë shpesh i kushtojnë shkrime të ndryshme, sa herë që në llogarinë e saj në Instagram poston ndonjë foto të re, shkruan Reporteri.net
Vëmendja e mediave serbe përqëndrohet te ajo sidomos në momentet kur shpreh patriotizmin e saj përmes rrjeteve sociale.
Duke e cilësuar si femrën më të bukur shqiptare, në shkrimin e fundit, mediumet serbe shkruajnë se ajo i urren serbët, por se secili banor i Serbisë do t’ia kishte falur këtë fakt për shkak të bukurisë së saj të pakrahasueshme. Ata madje shkojnë edhe më tutje duke thënë se do t’i prenin venat për të. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.