Këngëtari britanik James Blunt, ka vendosur t’i tregoj fansave të tij se po punon në publikimin e dokumentarit të tij të ri “One Brit Wonder” i cili e paraqet jetën e tij para inkuadrimit në muzikë.
Blunt ka publikuar në Instagram një pjesë të shkurtër të dokumentarit e cila lidhet me punën e tij si ushtar paqeruajtës i KFOR-it gjatë luftës në Kosovë.
“Ushtria Serbe po i vriste kosovarët, civilët shqiptar dhe NATO na dërgoi në qendër të gjenocidit, aty isha edhe unë”, ka thënë Blunt në një pjesë të publikuar të dokumentarit.
“A ju kam treguar ndonjëherë se para se të isha një yll i muzikës pop, isha në ushtri”, ka shkruar ai në videon e publikuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.