×
  • Show Time
  • Show Time

    Sfidohet Labi me peticion: Shko në Infektivë pa masa mbrojtëse

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 19:28

    Ish-deputeti e këngëtari Labinot Tahiri në vazhdimësi ka deklaruar se koronavirusi nuk ekziston.


    Madje, Tahiri vetë ka bërë të ditur se nuk i respekton rregullat e qeverisë për mbajtje të distancës e maskës, e ka dalë në protesta për të kërkuar mbajtjen e dasmave e ahengjeve gjatë verës.

    Për këto deklarata të tij, Labinot Tahiri është sfiduar me një peticion, ku i kërkohet që të futet në Klinikë Infektive pa masa mbrojtëse.

    Në një peticion të nisur online, që tashmë ka marrë mbi 1000 nënshkrime shkruhet se Tahiri duhet të veprojë kështu, pasi që si ka ndalur deklaratat për virusin as me shtim të rasteve në vend.

    Peticioni: Labinot Tahiri të vizitojë pacientët me COVID-19, pa mjete mbrojtëse (se s’ka virus)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!