Aktorja Adriana Matoshi ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë me futbollistin, Keith Groenveld.
Ajo tha se është shumë e lumtur në këtë lidhje dashurie, edhe pse ai është i huaj, për të kjo nuk është fare problem dhe përshtaten shumë si çift.
I dashuri i ri i Adrianës, Keith Groeneveld është i lindur në Afrikën e Jugut dhe i rritur në Belgjikë. Ai është futbollist, ndërsa tregoi se së fundi ka filluar edhe të bëjë rep.
Keith thotë se në Kosovë është qe 8 muaj dhe se tashmë ka filluar ta mësoj edhe gjuhën.
Disa nga fjalët e shqipes që ai i ka mësuar janë: mirëdita, çka po bon, a je mirë, a je lodhë.
Madje, në shaka ai ka mësuar të thotë edhe “shac a je çu?”, fjali kjo që u bë e famshme nga një video ku protagonistja e saj është një kosovare e cila jeton në Gjermani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.