×
  • Show Time
  • Show Time

    Shakira sulmohet nga disa derra të egër

    Reporteri
    01 Tetor 2021 | 13:34

    Ylli i muzikës pop Shakira, thotë se ajo ishte viktimë e një sulmi të rastësishëm nga një palë derra të egër ndërsa shëtiste në një park në Barcelonë me djalin e saj tetëvjeçar.


    Këngëtarja kolumbiane tha se kafshët e sulmuan atë, para se të kapnin çantën e saj dhe të tërhiqeshin me të në pyll. Ajo ndau historinë e saj të çuditshme në një seri tregimesh në Instagram të Mërkurën. Duke mbajtur çantën tani të rikuperuar por të shqyer drejt kamerës, ajo tha:

    “Shikoni se si dy derra të egër që më sulmuan në park më kanë lënë çantën. Ata po e çonin çantën time në pyll me telefonin tim celular,” vazhdoi këngëtarja. “Ata kanë shkatërruar gjithçka”, tha ajo, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Shakira është viktima e fundit e derrave gjithnjë e më agresivë që kanë pushtuar kryeqytetin katalanas vitet e fundit. Në vitin 2016, policia spanjolle mori 1,187 telefonata në lidhje me derrat e egër që sulmonin qentë, plaçkitnin ushqyesit e maceve, pengonin trafikun dhe përplaseshin me makina në qytet. Në vitin 2013, një oficer i policisë së qytetit u përpoq të merrte përsipër problemin vetë dhe qëlloi me një revole shërbimi në një derr, por humbi dhe goditi partnerin e tij në vend.

    Derrat, të cilët mund të mbartin një sërë sëmundjesh, janë të listuara ndër speciet më invazive në botë dhe mund të mbijetojnë në pothuajse çdo mjedis. Por gjithnjë e më shumë kafshët tërhiqen në qytete, ku jetojnë nga mbeturinat e hedhura nga njerëzit. Numri i tyre ka shpërthyer në të gjithë Evropën, me vlerësimet e fundit që tani tejkalojnë rreth 10 milion në të gjithë kontinentin.

    Ndërsa ato janë bërë më agresive dhe më shqetësuese, shumë qytete kanë përdorur një sërë strategjish për të eliminuar numrin e tyre. Në Berlin, gjuetarët urbanë kanë vrarë mijëra kafshë, por problemi vazhdon. Vitin e kaluar oficerët e policisë në Romë ndezën zemërimin pasi qëllojnë një familje derrash të egër që kishin hyrë në shesh lojërash për fëmijë me shigjeta qetësuese dhe u bënin injeksione vdekjeprurëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!