Arta Nitaj mbrëmë ka festuar ditëlindjen e 25.

Modelja kosovare ka disa ditë që ka nisur pushimet në Dubai, e madje vendosi që edhe këtë ditë të rëndësishme ta kaloj atje, shkruan Reporteri.net.

Ka qenë vetë Arta ajo e cila ka publikuar disa pamje nga nata e mbrëmshme, derisa përplot shampanja gjigande vijnë për këtë 25-vjetor të saj.

Reklamë

E veshur në një fustan elegant ngjyrë rozë, në të cilin theksoi linjat e përkryera, Arta dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet joshëse.

“25 asnjëherë nuk është dukur kaq mirë”, ka shkruar Arta.