×
  • Show Time
  • Show Time

    Sherr në zonën “VIP” të festivalit “Sunny Hill” në Tiranë: Romeo Veshaj u përplas me biznesmenin

    Reporteri
    30 Gusht 2022 | 0:04

    Një përplasje fizike ka ndodhur në një prej zonave “Vip” të festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

    Ngjarja sipas blogut “Kryefjala” ka patur si protagonist Romeo Veshajn, miku i tij Elgit Doda si dhe një person.

    Po sipas blogut, Romeo është parë duke debatuar me një person që miqtë e thirrën me emrin Edison, dhe që merret me biznes. Romeo ka debatuar ashpër me këtë person, dhe më pas janë shoqëruar nga forcat private të sigurisë që kujdeseshin për mbarëvajtjen e organizimit. Në debat thuhet se është përfshirë edhe miku i Romeos, këngëtari Elgit Doda. Në këtë zonë kanë qenë të pranishëm personalitete “Vip” nga biznesi, showbizz-i dhe politika.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!